Ronaldo, i vetmi që shënon gola për Juventusin në fazën nokautit në Ligën e Kampionëve

 Ronaldo, i vetmi që shënon gola për Juventusin në fazën nokautit në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo i ka shënuar shtatë gola në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve që prej se iu bashkua Juventusit, por ai është i vetmi që e bën këtë në skuadrën torineze në tri sezonet e fundit.

Sulmuesi portugez iu bashkua bardhezinjve në verën e vitit 2018 nga Real Madridi, por Juventusi nuk ka mundur të shkojë më larg se çerekfinalja në tri sezonet me të, transmeton Gazeta Express.

Që prej Ronaldo mbërriti në Allianz Stadium, Juve i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në fazën e eliminimit direkt, dy kundër Atletico Madrid, dy kundër Ajax dhe dy kundër Lyonit.

Het-triku i tij i ndihmoi Juventusit ta eliminoi Atletico Madridin me përmbysje nga humbja 2:0 në ndeshjen e parë në 3:2 në ndeshjen e kthimit në sezonin 2018/19.

Ai shënoi gol në të dy ndeshjet kundër Ajaxit në çerekfinale, por holandezët u kualifikuan falë fitores së përgjithshme 3:2.

Sezonin e kaluar, Juventusi u eliminua nga Lyoni në rundin e 16 më të mirëve, kur dygolëshi i Ronaldos në Allianz Stadium nuk ishte i mjaftueshëm ta kualifikojë atë në çerekfinale.

Të ngjashme