Seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes mund të mbahet javën e ardhshme

 Seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes mund të mbahet javën e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se seanca për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, mund të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Gashi ka thënë se tashmë është thirrur seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit.

“Seanca e jashtëzakonshme është e thirrur, por besoj që do të aktivizohet gjatë javës së ardhshme. Nëse do të jemi në rregull, pasi ka disa deputetë që janë me COVID-19 dhe ka përpjekje që ta mundësojnë me thirr seancën”, ka thënë Gashi.

Se duhet të votohet ky ligj për t’u ringjallur ekonomia e vendit pas dëmeve nga pandemia COVID-19, e kanë thënë edhe ambasadorë të huaj, e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.

Të ngjashme