Sekretari amerikan i Shtetit kërkon njohje reciproke Kosovë-Serbi

 Sekretari amerikan i Shtetit kërkon njohje reciproke Kosovë-Serbi

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ka uruar qytetarët e Serbisë për Ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka përsëritur qëndrimin e Presidentit Biden për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që synon njohjen e ndërsjellë.

 

Blinken ka përkujtuar se sivjet shënohet 140 vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis dy vendeve, raportojnë mediat serbe.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe një gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare në ditën e shtetësisë serbe.

Ndryshe, kujtojmë se kërkesa e sekretarit Blinken vjen pas letrës që Presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Të ngjashme