Shefi ekzekutiv i BioNTech tregon se kur do të shpërndahet vaksina antiCOVID në Evropë

 Shefi ekzekutiv i BioNTech tregon se kur do të shpërndahet vaksina antiCOVID në Evropë

Vaksina e “Pfizer” dhe “BioNTech” mund të shpërndahet në Evropë që në mesin e muajit dhjetor të këtij viti, të paktën kështu është shprehur shefi ekzekutiv i BioNTech, pas njoftimit se vaksina mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95 për qind.

Ugur Sahin tha se vaksina do të varet nga kërkesat që do të marrin dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Evropë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit”, tha shefi ekzekutiv i BioNTech.

Ai vazhdoi tutje se “sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi njëjtë mes moshave të ndryshme”.

Të ngjashme