Adrola josh me këmbët në imazhet e fundit, jep një mesazh për jetën
Shkëlqen Aubameyang me het-trik, Arsenal ‘shpartallon’ Leeds

Arsenal ka shënuar fitore bindëse ndaj Leeds Unitedit me rezultat 4 – 2. “Topçinjtë” ishin më të mirë qysh nga minuta e parë dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota.
Së pari, Aubameyang zhbllokoi shifrat pas asistimit të Granit Xhakës (13′).
Gabonezi shënoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë, penallti të cilët e fitoi talenti Bakayo Saka (41′).
Katër minuta më pak, pas harkimit të Ceballos, Bellerin realizoi për 3 – 0 (45′).
Edh pjesa e dytë ishte mjaftë interesante, ku u shënuan edhe tri gola të tjerë.
Aubameyang gjeti sërish golin duke kompletuar het-trikun pas asistimit të Smith (47′).
Mysafirët arritën të realizojnë dy herë, përmes Stuijk (58′) dhe Costa (69′).
Me këtë fitore, Arsenali ngritët në pozitën e 10-të me 34 pikë, derisa Leeds një pozitë më poshtë me 32 sosh.