Shkencëtarët: Secili pacient që vdes nga koronavirusi e ka këtë shenjë të përbashkët

 Shkencëtarët: Secili pacient që vdes nga koronavirusi e ka këtë shenjë të përbashkët

Secili person i vdekur nga Covid-19 tregojnë shenja të bllokimit të koagolimit të gjakut, ka bërë me djie një shkencëtar kryesor.

Profesori Graham Cooke, specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin Imperial të Londrës, ka analizuar gjendjen post-mortem të pacientëve që kanë humbur jetën nga virusi, shkruajnë mediet britanike.

Rezultatet treguan qartazi se të gjithë pacientët me Covid-19 kishin një formë tromboze, term mjekësor për përshkrimin e mpikjes së gjakut.

Ndonëse mpiksja e gjakut mund të mos ketë qenë shkaku i drejtpërdrejtë i secilit vdekje – por gjetjet, të cilat ende nuk janë publikuar, mbështesin teorinë se Covid-19 shkakton komplikime vaskulare.

Edhe pse koronavirusi konsiderohet një sëmundje e frymëmarrjes që sulmon mushkëritë, në raste të rënda mund të dëmtojë edhe organet e tjera.

Mpiksja e gjakut është shfaqur si një nga shumë komplikimet befasuese dhe ka çuar në testimin e një ilaçi të krijuar për të ndaluar bllokimet e venave.

Të ngjashme