Si skena filmi, i vendoset eksploziv bankës, hajdutët me çanta me duar grabisin bankomatin

 Si skena filmi, i vendoset eksploziv bankës, hajdutët me çanta me duar grabisin bankomatin

Grabitësit e një banke në Prishtinë kanë pritur orën 5 e 30 të mëngjesit për tu hedhur në veprim. Policia njoftoi se personat e maskuar e të armatosur kishin  eksploziv, përmes të cilit kanë arritur te dëmtojnë një bankomat të bankës.

Gjatë largimit, mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim te rojës se institucionit financiar, por fatmirësisht, pa e lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti sqaroi se forcat policore janë vënë në ndjekje të grabitësve e për zbardhjen e kësaj ngjarjeje,  ka nisur tashmë një hetim. Ndërkohë që vazhdon ekzaminimi në zonë, efektivët janë duke punuar për identifikimin e autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Aktualisht, rruga ku ndodhet banka në fjalë, është bllokuar. Banorët rrëfyen se ishin tronditur së tepër nga shpërthimi, i cili është dëgjuar shumë fort në banesat e tyre.

Të ngjashme