Tea publikoi të gjitha bisedat ku vërtetohet se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e saj me Beartin

 Tea publikoi të gjitha bisedat ku vërtetohet se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e saj me Beartin

Tea dhe Bearti po shijojnë lidhjen e tyre. Ish-konkurrentja e emisonit “Përputhen”, Tea Trifoni, është duke shijuar mjaft shumë lidhjen e dashurisë me Beartin.

Ndonëse kjo romancë e çiftit u kritikua tej mase dhe u cilësua si tradhëti ndaj Andi Shehut, ata shihen çdo herë e më të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Në një program dedikuar këtij skandali, Bora Zemani tha se produksioni nuk ka qenë në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin dhe se nuk kishin pse ta detyronin atë të dilte çift me Andin.

Ndërsa Tea i përgënjeshtroi të gjitha dhe tha se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka ditur gjithçka që nga fillimi përmes një video në Youtube.

Të gjitha këto fjalë, Tea i ka vërtetuar ditën e sotme në Instagram ku publikoi biseda që ka shkëmbyer me një person brenda stafit të emisionit.

Asistentja e programit i ka kërkuar Teas në janar të bëj foto me Andin dhe t’ja dërgoj që t’i kenë si material.

Ndër të tjera ajo i thotë se donin foto nga nata e Vitit të Ri, që publiku të besonte se ata kishin qenë bashkë.

Mirëpo Tea nuk i ka dërguar dhe dëgjohet t’i thotë me një mesazh zanor: “O Leda po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë. Andi ku i dihet ku e ka kaluar. Nuk e kaluam bashkë”.

Video Player

00:00
00:17

Përmes këtyre bisedave me stafin “Përputhen”, Tea tregon se produksioni ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen e saj me Beartin.

Kurse tani mbetet të hohim se a do të ketë një reagim nga autorja pas këtyre provave që nxori sot Tea.

Të ngjashme