“Ti e din çfarë gabime i ke bërë”, Bearti del me një video ku sqaron gjithçka për ndarjen me Tean

Dje u diskutua shumë paraqitja e Tea Trifonit në Përputhen ku tregoi arsyet e ndarjes me Beart Rexhepin.

Por arsyet e Teas, sipas Beartit thotë se ishte shumë i zhgënjyer. Ai me anë të një videoje ka sqaruar gjithçka.

“Nuk kom dasht me fol unë për këto sene. Ty të intereson shumë mendja e publikut. Shumë ki qef me lujt rolin e viktimës Tea. Për çdo veprim që e bon, ka pasoja. Nejse, rrëfimi eksuliziv i Tea Trifonit, Bearti xheloz e sene. Po foli çka mbaj mend prek klipit tonë.

Ti ke dasht me bo kit sen publike prej Turkisë. Ke dasht me ju tregu njerëzve cka ka ndodhë. Xhelozia, pasiguritë, ke bo për mu. Unë kom bo për ty Tea. Unë jam ai personi që kom bo për ty, unë tkom prit dy 3 muj ditë. Por ti i ke pas qëllimet e tua, ke dasht me shku deri në fund në rregull.

Ti ke dalë para krejt shqiptarve për veprimet e tua, unë të kam ndejt në krahë, kur krejt shqiptart kanë nis me të ofendu. Bearti xheloz, po jam xheloz, nuk është që jam bërë xheloz brenda ditës. Bearti më ka ardh mu përmas 24.7, ti më ke thirrë, kam ardh për ty. Kom ardh se s’kom dasht me t lon me shku me taksi”, tha Bearti në video.

Më poshtë mund ta dëgjoni të gjithë videon.

Të ngjashme