Transmetimet e NBA në Artmotion për këtë javë nisin me superndeshjen Denver – Lakers

Ka ngelur edhe shumë pak deri në përfundim të sezonit të rregullt dhe fillimit të fazës së playoffit në ligën numër një të basketbollit në botë, NBA.

Normalisht se duelet e fundit, të cilat do të jenë përcaktuese edhe për renditjen përfundimtare dhe për playoff, do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në platformën numër një në vend, njëkohësisht adresën e vërtetë të basketbollit në Kosovë, Artmotion.

04:00                          DENVER – LA LAKERS                                       ART SPORT 1

Lakersat me probleme të mëdha dhe tashmë edhe jashtë zonës që dërgon direkt në playoff do të synojnë rikthimin tek fitoret pas tre humbjeve radhazi në duelin që e zhvillojnë në shtëpi kundër Denverit.

Kjo ndeshje, që luhet në palestrën ikonike “Staples Center”, fillon nga ora 04:00 e mëngjesit të së martës dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Aktualisht Denveri për befasinë e të gjithëve po vazhdon performancat e mira. Pavarësisht lëndimit të Jamaal Murray, skuadra e “Nuggets” ka renditur pesë fitore radhazi teksa në 10 ndeshjet e fundit plot 9 janë fitoret e tyre dhe tani mbajnë pozitën e tretë në perëndim dhe janë afër sigurimit edhe matematikisht të playoffit.

Lakers në anën tjetër janë shumë larg objektivave. Pavarësisht rikthimit të James dhe Davis nga lëndimet,  skuadra nuk po arrin asesi të këndellet teksa tani mban pozitën e shtatë të konferencës me 36 fitore dhe 28 humbje.

Këto dy skuadra janë përballur dy herë me njëra tjetrën këtë edicion me nga një fitore që ka shkuar për të dyjat.

Fillimisht Lakers triumfonin me rezultatin 114:93 me datën 4 shkurt teksa pas 10 ditëve skuadra e Denver hakmerrej dhe triumfonte 122:105.

Denver, 5-shja e mundshme startuese:

Campazo, Morris, Porter Jr, Gordon, Jokiç

La Lakers, 5-shja e mundshme startuese:

Caruso, Caldwell-Pope, Kuzma, Davis, Drummond

Të ngjashme