Turqia i tërheqë vërejtjen Perëndimit

 Turqia i tërheqë vërejtjen Perëndimit

Turqia ka hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare lidhur me shpërndarjen e protestës së nisur nga studentët, të cilët janë ngritur kundër emërimit të një qeveritari në krye të universitetit të Stambollit.

Autoritetet turke u kanë bërë thirrje shteteve perëndimore që të mos përfshihen në çështjet e brendshme të Turqisë.

Vendi është përfshirë për javë të tëra nga protestat e studentëve dhe profesorëve të Universitetit Bogaziçi.

Ata kanë kundërshtuar me anë të protestave vendimin e presidentit, Recep Tayyip Erdgoan, për ta emëruar rektor, akademikun Melih Bulu, dikur kandidat për deputet në Parlamentin turk.

Pjesëtarët e universitetit i kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Bulusë dhe të lejohet që Universitetit ta zgjedhë vetë rektorin.

Të ngjashme