Vdes grimerja kosovare

 Vdes grimerja kosovare

Në moshë të re ka ndërruar jetë grimerja Marigona Obertinca. Ka ndërruar jetë grimerja kosovare, Marigona Obertinca, e cila sipas familjes, vuante nga një sëmundje.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjeres me anë të një postimi në Facebook, të cilët japin edhe detajet e varrimit të saj.

Për shkak të pandemisë, familja njofton se ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, kurse nuk do të ketë të pame.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroj jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e vorrimit do të bëhet me rrethin e ngusht familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thuhet në njoftimin e familjes. 

Të ngjashme