Vdes ish-ylli i Francës, pësoi arrest kardiak

 Vdes ish-ylli i Francës, pësoi arrest kardiak

Ish-portieri dhe trajneri i portierëve i Francës, Bruno Martini, ka vdekur sot në moshën 58-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së Martinit është arrest kardiak që ky e pësoi.

Ai e përfaqësoi Francën në 31 ndeshje dhe njihet më së miri për paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian 1992 kundër Anglisë, Suedisë dhe Danimarkës.

Ish-portieri trajner i portierëve në ekipin kombëtar të Francës nga viti 1999 deri në vitin 2010. Franca e fitoi Kampionatin Evropian 2000 dhe ishte finaliste e Kupës së Botës 2006 gjatë asaj kohe.

Ai i zhvilloi 139 ndeshje për Auxerre dhe 113 për Montpellier.

Kryetari i Federatës së futbollit francez Noel le Graet, tha se Martini është pjesë e historisë së futbollit francez.

“Ai dinte si t’u shërbente të tjerëve me përvojën teknike, nivelin e lartë dhe cilësitë e veta njerëzore.Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm. Bruno është pjesë e historisë së futbollit francez dhe ne nuk do ta harrojë këtë”.

Të ngjashme