Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Vetaksident në Terstenik të Drenasit, vdes një femër
Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 21:05 në fshatin Terstenik të Drenasit.
“Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin policor.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve.