Vritet një person në Drenas dhe plagoset rëndë një tjetër

Një person është vrarë sonte në Drenas, ndërsa një tjetër ndodhet në QKUK duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga arma e zjarrit, mëson Gazeta Express.

Viktimat janë të gjinisë mashkullore, ndersa sipas informacioneve te para dyshohet se jane babë e djalë.

Sipas këtij burimit të Expressit dyshohet se personi qe i ka gjuajtur me armë zjarri eshtë fqi i tyre.

I njëjti po kërkohet nga policia. Policia ka thënë se lidhur me rastin do të prononcohen pas pak

Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura.

 

 

 

Të ngjashme